Në studion e “Fan Club DTWS” ishin Esdalin Gorani dhe Albi Nako të cilët po diskutonin për performancën e konkurrentëve.
Në një moment, teksa Albi Nako po fliste, Luiz Ejlli, i cili ndodhej në publik, ka bërë Kiarën të qeshë.
Albi Nako e ndërpret fjalinë dhe thotë: “Çfarë ka? A ju bën Louis për të qeshur? Ok, më falni, këtu përballë meje është edhe Luizi”
“Ai Luizi është edhe në prapaskenë, këtu përballë. Nuk po e japim mikrofonin sepse nuk kemi kohë të mjaftueshme. Një herë tjetër ndoshta”, tha Kiara duke qeshur, ndërsa Albi harroi fare se çfarë donte të thoshte.