Sara Gjordeni ka shprehur një pakënaqësi të fortë ndaj Post Big Brother VIP. Mbrëmjen e djeshme, gjatë transmetimit ajo ka publikuar në InstaStory një reagim për një prej inserteve.
Sara shkruan se versioni i saj i ngjarjes është censuruar pasi është prerë i gjithi duke lënë vetëm të Françeskës. Më tej, ajo shprehet se shpresonte të respektohej fakti që po merrte pjesë në program edhe pse shtatzënë dhe e sëmurë. Në fund, ajo përmbyll duke thënë se eksperienca vazhdon t’i lërë shije të keqe.
Duke qenë se Post Big Brother është ende në transmetim, doja të thosha dy fjalë për diçka që m’u duk e padrejtë. Në situatën me Françeskën është lënë vetëm versioni i Françeskës në transmetim, ajo flet dhe tregon anën e saj e lirë, ndërsa versioni im i ngjarjes është prerë i gjithi dhe nuk ka kaluar në transmetim. Përse?
Prita të respektohej minimumi prezenca ime shtatzënë në atë studio, e sëmurë (dëgjohet që jam pa qejf) dhe menjëherë pas daljes nga spitali (autorët ishin në dijeni) sepse shumë mirë mund të mos vija edhe unë si të tjerët.
Kjo eksperiencë vazhdon të më lërë shije të keqe…
Në InstaStory, Sara ka publikuar edhe postime mbështetëse të fansave, ku njëri prej tyre ironizon produksionin dhe banorët. Një pulë që ‘thërret’ “Sara”, shoqëruar me shkrimin: “Produksioni dhe banorët kur ju duhet vëmendje”.