Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Bruno dhe Florjana, kanë folur për emisionin “Shqipëria Live” dhe kanë treguar se si po shkon marrëdhënia e tyre jashtë programit.
Ata u shprehën se kanë njohur dimensione të reja të njëri-tjetrit, ndonëse janë thjesht në fillim të lidhjes së tyre.
Florjana u shpreh për Brunon se është i mirë, por pak më acarues, kurse Bruno tha për Florjanën që është pak më eksplozive seç duhet.
Madje ish-konkurrenti u shpreh se edhe para se të vinin në emision “e mori vesh i gjithë Top-i”.
Ata deklaruan se nuk jetojnë bashkë, por kohën më të madhe e kalojnë me njëri-tjetrin.
“Nuk jetojmë bashkë dhe as nuk rrimë 24 orë me njëri-tjetrin por kohën më të mirë e kalojmë bashkë. Bruno është shumë xheloz. Ndonjëherë këto shkaktojnë edhe probleme por momentale janë.”, tregoi Floriana.
Kur u pyetën nëse ata do të kenë të njëjtin përfundim si Bashkimi dhe Alvisa, Florjana tha:
“Nuk e kam menduar diçka të tillë. Sa ta ketë shkruar Zoti. Nëse gjërat shkojnë mirë do zgjasë gjithë jetën”.
I të njëjtit mendim ishte edhe Bruno.
Kujtojmë se Bruno dhe Florjana finalizuan rrugëtimin e tyre ditën e shtunë, me një super surprizë që Bruno bëri për ish-konkurrenten.
Ky çast kaq i bukur i emocionoi të gjithë, jo vetëm njerëzit në studio, por edhe Arjani me Borën.