Para dy orëve Top Channel përmes një video në Instagram njoftoi se “Big Brother Albania VIP” do të fillojë së shpejti. Ndërsa, konfirmoi se prezantuese e këtij reality-show do të jetë Arbana Osmani.
Por, ky postim tani është fshirë nga profili i Top Channel. Por, nuk dihet se cila është arsyeja që çoi në këtë veprim, shkruan Insajderi.
Kujtojmë se, për javë të tëra është përfolur se kush do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP 2”.
Këto thashetheme në mediat rozë kanë ardhur si pasojë e një lajm lidhur me moderatoren Arbana Osmani, e cila u përfol se ka pasur disa konflikte me Lori Hoxhën. Madje, u tha se shkak është bërë Bora Zemani, pasi i ka zënë vendin Arbanës.
Deri më sot ende nuk është bërë e ditur se kush do të jenë banorët e këtij edicioni.