Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet.
I tillë është rasti i sheqerit në gjak. Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme. Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme.
Shkaktarët e sheqerit të lartë në gjak
Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak.
Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë:
Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit;
Ngrënia e tepruar e karbohidrateve;
Mungesa e aktivitetit fizik;
Sëmundjet, infeksionet, medikamentet e të tjerë.
Simptomat e sheqerit të lartë në gjak
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë tepër të larta, me kalimin e kohës ato shkaktojnë dëmtim të enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të nxisë edhe atakun në zemër, dëmtim të veshkave dhe humbje të shikimit. Problemet vazhdojnë më tej me probleme nervore, shëndet të keq të lëkurës dhe infeksione.
Mpirje
Niveli i sheqerit në gjak shkakton mpirje të duarve dhe këmbëve.
Kjo shkaktohet nga neuropatia diabetike, një komplikacion i sëmundjes.
Uria e vazhdueshme
Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar të sheqerit në gjak, falë të cilit prodhon energji. Mungesa e kësaj sasie shkakton uri të vazhdueshme.
Urinim i tepruar
Niveli i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë që përthith më shumë lëngje dhe si rrjedhojë urinim të tepërt.
Etje e tepërt
Bashkë me urinimin e tepërt, niveli i lartë i sheqerit ka tendencën të shtojë etjen.
Rënie ose shtim i pashpjegueshëm në peshë
Kur qelizat nuk kanë glukozën e nevojshme, trupi djeg masë muskulare. Kjo shkakton një rënie ose shtim të pashpjegueshëm në peshë.
Vështirësi në përqendrim
Truri vuan nga mungesa e ekuilibrave në organizëm.
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën.
Shërim i ngadaltë
Niveli i lartë i sheqerit ne gjak mund të dëmtojë nervat.
Nëse vëreni që lëndimet e lëkurës shërohen me vështirësi, atëherë është koha të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.
Marramendje ose mjegullim të shikimit
Nëse të dyja këto ndodhin krejt papritur, atëherë është e udhës që mos t’i injoroni.
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të jetë një shkak i fshehur i këtyre dy simptomave.