Modelja e njohur, Angela Martini, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram” ku ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, bukuroshja shkodrane ka zbuluar se ndodhet me pushime në një vend me borë.
Angela ka postuar sot një video ku shihet me rroba plazhi duke bërë not në pishinë, e cila ndodhet jashtë ku po bie borë.
Martini duket “hot” me bikinet rozë, ndërkohë në kokë mban një kapuç të zi.
“Nata e mbrëmshme ishte magjike”, ka shkruar modelja bashkëngjitur me videon që ka marrë mijëra pëlqime menjëherë.
Madje duket se ka fansa se e kanë zili Martinin që po shijon pishinën dhe borën njëkohësisht dhe i shkruan: “A mund të bashkohem me ty”./blic






