Luizi përveç muzikës ka nisur karrierën edhe si aktorë.
“Në kuadër të dashurisë”, titullohet filmi me të cilin po flitet tashmë çdo ditë në publikë, shkruan lajmi.net.
Ky projekt shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Në role kryesore janë: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy nga personazhet më të komentuar të kësaj kohe.
Ndonëse ishin rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Albania 2, ata vijnë tani si burrë dhe grua.
Është zbuluar edhe para posteri zyrtar i “Në kuadër të dashurisë” – ku mes tjerash shkruan: “Asgjë nuk është e pamundur”.
Pjesë e këtij filmi janë edhe: Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku, Sara Hoxha, Megi Pojani, Jori Delli, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha etj.