Dy finalistët meshkuj të Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kristi mbrëmjen e djeshme janë befasuar nga “Vëllai i Madh”.
Disa prej ish-banorëve, Sabiani, Ronaldo, Gerti, Beati dhe Lorenci janë rifutur në shtëpi dhe bashkë me ta dhe disa striptiste.
Vajzat me të hyrë në shtëpinë e famshme kanë rrethuar Luizin duke i bërë vallëzim provokuese si dhuratë për këngëtarin shkodran për natë e beqarisë.
Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partneres së Luizit, Kiara Tito, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara me shaka ka kërkuar që të rihyjnë në shtëpinë e BBVA.
Ndërkohë, në këtë shfaqje munguan dy finalistet e tjera Efi dhe Deamishel, të cilat qëndruan në dhomën e gjumit.
Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet këtë të shtunë, më 6 maj kur çifti Luizi dhe Kiara kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me martesë. /Telegrafi/