Fonema r e shtuar nuk është se thjesht i ndryshon kuptimin fjalës nga Shiten në Scritten; është më shumë se kaq, sepse përdoruesi i skedarit/katalogut këtë informacion bibliografik do ta vlerësonte të lidhur jo me shitjen, por me shkrimin, që të dyja elemente të veprimtarisë librore.
Transliterimi i saktë do të ishte Shiten Mbuzat kā Nofi, ku Mbuzati është emri i vendbanimit arbëresh ku shitet libri dhe Nofi është libërshitësi, kuptim ky që i intereson historianit të librit ose bibliofilit në mënyrë të posaçme.
Nisur nga inicialet D. H., në kryetitull është shënuar si autor Dervish Hima (!) Por këto iniciale janë të botuesit Diogjen Harito, nën kujdesin e të cilit ishte botuar po në Athinë më 1904 edhe Fjalori i Kristoforidhit.