Me rëndësi, sidomos për evidentimin e librave të disponuar, ka qenë përgatitja e materialit Katallog i arkivit të librit shqip të Bibliotekës Kombëtare.
Periudha e paraçlirimit deri 1944 (1978). Ai ishte i rezervuar dhe “për përdorim vetëm nga punonjësit e bibliotekës për qëllimin e caktuar” dhe i mbushte vetëm pjesërisht zbrazëtitë, sepse nuk ishte hartuar me pretendimet e një pune bibliografike, por për një qëllim të dobishëm praktik.
Ai përfaqësonte thjesht një radhitje në shtyp të ulët të skedave ekzistuese të skedarit kronologjik të BKSh me pluset dhe minuset e atyre skedave dhe skedarëve.