Identifikimi i botimeve, madje edhe i ekzemplarëve, përmes përshkrimit të përimtuar është qëllimi i çdo përshkrimi bibliografik.
Ndaj, si të gjitha punimet bibliografike, edhe kjo Bibliografi synon në radhë të parë identifikimin dhe përshkrimin e veprës në mënyrë të dallueshme nga veprat e tjera ose nga edicione të tjera të vetë asaj.
Edhe këtu qëllimi kryesor i përshkrimit të një vepre të shtypur ka qenë pasqyrimi i përgjegjësisë autoriale dhe, aty ku ka qenë e mundur, vendi i saj në historinë e librit shqip.
Ka në këtë bibliografi mjaft elemente të historisë sociologjike të librit, vështrim të tij si artifakt kulturor dhe të mënyrës si e pasqyron ai shoqërinë – të gjitha këto të konsideruara si argument për rëndësinë e një libri.