Të gjitha njësitë e një manifestimi normalisht përmbajnë të njëjtin tekst dhe janë identike në formën fizike, por mund të ndryshojnë njëra nga tjetra, si në rastin e një monografie të rilidhur nga biblioteka, siç ndodh rëndom me librat e vjetër edhe të koleksioneve të Bibliotekës sonë Kombëtare.
Ka patur opinione të ndryshme lidhur me procesin e përshkrimit në bibliografitë retrospektive, të cilat përgjithësisht fokusoheshin në dy qëndrime: i pari kërkonte besnikëri të rreptë në përshkrim ndaj origjinalit.
Ai u përqafua nga një numër agjencish të bibliografive kombëtare dhe me përkthimin e tekstit origjinal anglisht në gjuhët e tjera filloi të merret në konsideratë nga një numër gjithnjë më i madh vendesh në punën e tyre për rishikimin e rregullave kombëtare të përshkrimit.