Si në çdo përshkrim tjetër bibliografik, edhe në rastin e botimeve të vjetra të përfshira në këtë Bibliografi janë zbatuar standardet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtare të katalogimit dhe konkretisht standardet e përshkrimit bibliografik ISBD (International Standard Bibliographic Description) dhe rregullat anglo-amerikane të katalogimit.
AACR2 (Anglo-American Cataloguing Rules, second edition). Njëkohësisht duhet theksuar se kjo është e para bibliografi shqiptare e hartuar duke mbajtur parasysh edhe ISBD(A) (International Standard Bibliographic Description for Older Monographic Publications) me përshtatjet e nevojshme.
Është zbatuar, kështu, rregulli sipas të cilit bibliografi pasqyron çfarë sheh në burimin e informacionit dhe konkretisht në fletën e titullit.