Përgjigjet që merren nga kompjuterat më të fuqishëm në botë janë përgjigje të pavlera, nëse numrat që i jep kumputerit janë të gabuar.
Gjithashtu, shpesh herë harrojmë se si fakte të thjeshta harrohen në një bashkëbisedim, negocim (marrëveshje) ose në një hetim.
Ka një të vërtetë të pamohueshme mbi mashtrimin: çdo njeri mashtron por askujt nuk pëlqen që ta mashtrojnë të tjerët, por që një gënjeshter të realizohet është e nevojshme që të kemi të paktën dy individë: njëri ta thotë dhe tjetri ta besojë.
Thuhet se Abraham Lincoln (lexo: Linkoln) pati bërë këtë pyetje: “sa këmbë do të kishte një dele, nëse bishtin e saj do ta quaje një këmbë? – katër, shpjegoi Lincoln, – spese të quash bishtin e deles një këmbë, nuk e bën atë një këmbë”.