Nëse dikujt i shkojnë duart drejt te faqja, në momentin kur është duke iu përgjigjur një pyetjeje ose kur është duke bërë një deklaratë, shpesh herë, kjo është një shenjë mashtrimi; duart e tij mund t’i mbulojnë gojën kur është duke folur, gjë që tregon se ai nuk beson se që po thotë është e vërtetë, domëthënë mbulimi më anë të duarve është si një perde, një përpjekje e pakontrolluar për të fshehur fjlalët e tij.
Gjithashtu, kur është duke dëgjuar, mbulon ose prek fytyrën e tij, si një shfaqje e pakontrolluar të një mendimi të tipit.
Në të vërtetë nuk dua të dëgjoj atë që po thua. Edhe prekja e hundës, kruajtja e veshit pas ose anash, fërkimi i syve, konsiderohen shenja mashtrimi.