Pra, ndryshe nga emocioni natyror, emocioni i trazuar vonohet për t’u shfaqur, pastaj qëndron më shumë sesa duhet dhe mbaron në mënyrë të papritur. Emocioni i surprizës është një shembull i mirë.
Surpriza vjen dhe largohet shpejt, kështu që një ndenjë surprize që zgjatet është shumë e mundur që të mos jetë e sinqertë.
Kur shtiremi për një surprizë, shumë prej nesh kanë fytyrat e tyre të suvatuara me një shikim të mbushur me frikë dhe admirim, por ky shikim në të vërtetë nuk do të mashtronte një vëzhgues të kujdesshëm.