Duke folur për dobësi dhe të meta të bibliografive apo sprovave bibliografike të disa prej autorëve të përmendur pak më sipër albanologu M. Roques shkruan.
“Bën përjashtim këtu Bibliographie albanaise e Legrand-it, përshkrimet e të cilës janë të shkëlqyera dhe vijnë si rezultat i kërkimeve të shumta dhe të gjata”.
Ndërsa Faik Konica, pasi theksonte se “Një bibliografi e përgjithshme është e një rëndësie të veçantë”, lajmëronte më 1898 në revistën Albania se “Emile Legrand erudit eminent francez ka ndërmarrë një punë të tillë dhe do të ishte e panevojshme të thuhej se një punë e tillë ka rënë në duar të sigurta”.
Pak vite më vonë Lumo Skendo, një figurë tjetër e shquar e studimeve, por edhe e bibliografisë dhe bibliofilisë shqiptare, do të shkruante.
View this post on Instagram