Nga ana tjetër, një person që është me të vërtetë i sigurt në idetë e tij, përdor fjali të tipit: “më vjen keq, kjo është maksimalja që unë mund të bëj”, ose “mendoj se nuk ka shumë hapësirë për të negociuar në këtë çështje”.
Thënë me fjalë të tjera, fjalët e një personi që ka siguri në vetvete, nuk përdoren për të mbrojtur vetveten, por për të ngushëlluar kundërshtarin.
Nganjëherë ne themi një gjë, kur në të vërtetë duam të themi një tjetër dhe kjo ngatërresë quhet lapsus frojdian, dometënë një rrjedhje e nënvetëdijshme, kur fjalët që dalin gabimisht (sepse në të vërtetë personi dëshironte të nxirrte fjalë të tjera) pasqyrojnë dhe tregojnë ndjenjat, mendimet, ose qëllimet e vërteta.