Është synuar, gjithashtu, që informacioni për të gjitha elementet e zonave të përshkrimit bibliografik, përveç se në fletën e titullit, të sigurohet edhe prej burimeve të tjera brenda vetë librit (parathënie, pasthënie, shënime etj.
Por edhe në burime të besueshme jashtë tij, kryesisht në monografi, artikuj etj. autorësh të tillë si vendës: Eqrem Çabej, Xhevat Lloshi, Aurel Plasari, Palok Daka, Jup Kastrati, Justin Rrota, Zef Valentini (ai vetë mbahej vendës), Selman Riza, Injac Zamputi, Mentor Quku, etj. ose të huaj:
Gustav Meyer, Mario Roques, Gaetano Petrotta dhe Matteo Mandalà (këta të dy nga të gjakut të shprishur arbëresh), Fulvio Cordignano, Markus Peters, Max Demeter Peyfuss etj. Në formën e një liste të referencave bibliografike janë renditur në bibliografinë e vendosur në fund të këtij punimi bibliografik.
View this post on Instagram