Evidentimi i vulave, etiketave (ex-libris) etj. të hasura në ekzemplarët e njësive të përshkruara është më shumë se një kërshëri ose interes i rastësishëm, sidomos për studiues të fushave të tilla si politologji, sociologji, kulturologji, bibliologji (përfshirë edhe historinë e librit dhe të institucioneve të tij) etj.
Duke pasqyruar në mënyrë koncize në formën e të dhënave faktike përpjekjen për dije, bibliografitë paraqiten ndër shfaqjet më objektive të studimit shkencor.
Nga ana tjetër, regjistrimi dhe renditja e materialit, analiza e tij në pikëpamje bibliografike, por edhe historia dhe autenticiteti i tij, janë që të gjitha probleme që lidhen me efektivitetin e përdorimit të tij, të cilat asnjë bibliograf nuk do të guxonte t’i shpërfillte.
View this post on Instagram