Një zjarr ka rënë në nja banesë në fshatin Verbas të Patosit duke djegur brenda një të moshuar. Abcnews.al mëson se viktimë është 73-vjeçari Sabri Serdari, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Policia dhe zjarrfikësit mbërriten shpejt aty, por pa mundur të shpëtonin të moshuarin.
Policia po heton shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.