• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Tuesday, December 30, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Djali i Vuçiqit me rroba të babadimrit shpërndan dhurata në Skënderaj, Vushtrri e Graçanicë

by
December 26, 2020
in Uncategorized
0
Djali i Vuçiqit me rroba të babadimrit shpërndan dhurata në Skënderaj, Vushtrri e Graçanicë
0
SHARES
103
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka qenë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij në komunitetet serbe, ai ka hyrë deri në Skënderaj e Vushtrri, duke u shpërndarë fëmijëve serbë dhurata për Vitin e Ri.

Djali i Vuçiqit u shpërndau pako të Vitit të Ri fëmijëve në fshatrat Suhogërl dhe Bajë në Komunën e Skenderajt.

Ai vizitoi kopshtin e fëmijëve “Maja” dhe shkollën fillore lokale.

Danilo Vuçiq shkoi edhe në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë, ku e vizitoi një kopsh të fëmijëve.

Pamje nga vizita e tij u publikuan në faqen e këtij kopshti në Facebook.

Siç duket, gjatë kësaj vizite, fëmijët janë shtyrë të flasin me falenderim e përulje për babain e Danilo Vuçiqit, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në emër të vetvetes dhe të gjithë miqve të mi, unë do të doja ta falënderoja presidentin tonë Aleksandar Vuçiq.

Ai na dërgoi pako të Vitit të Ri, ne ishim shumë të lumtur”, tha një nga fëmijët e kopshtit në fshatin Prolluzhë, ndërsa videoja u publikua në Facebook.

“Sot, Danilo Vuçiq vizitoi institucionin parashkollor “Car Kostantini dhe Perandoresha Jelena” në Prolluzhë, dhe me atë rast shpërndau pako të Vitit të Ri për fëmijët tanë, në emër të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ne dëshirojmë ta falënderojmë Presidentin që mendoi për fëmijët tanë edhe këtë vit, dhe shumë faleminderit për buzëqeshjen e çdo fëmije”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Danilo Vuçiq gjithashtu vizitoi edhe familjen Markoviq në Graçanicë, ku u dha dhurata tre fëmijëve aty.

“I nderuar Z. President, është nder dhe kënaqësi e madhe ta presësh djalin tënd.

Danilo është një djalë i mrekullueshëm, i cili me të vërtetë na foli për gjithçka.

Për jetën e serbëve në Kosovë dhe Metohi.

Ai erdhi në shtëpinë time pa njoftuar dhe u takua me djemtë e mi, bisedoi…

Ai më përcolli përshëndetjet e ngrohta të babait të tij dhe Presidentit tonë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Faleminderit shumë”, tha nëna e këtyre fëmijëve, Aleksandra Markoviq-Mihajloviq në Facebook.

Në fund të nëntorit, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i ishte ndaluar hysja në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kishte thënë se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin.

Por muajin pasues, Qeveria i dha leje për vizitë në Kosovë, drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një vërejtjeje që e mori nga Bashkimi Evropian për ndalesën që ia bëri Vuçiqit.

Previous Post

Nusja e Goldit e dërgon djalin te dajët, ja si e presin atë

Next Post

Loredana e zonja edhe në kuzhinë, ja ҫfarë po gatuan për vajzën e saj

Next Post
Loredana e zonja edhe në kuzhinë, ja ҫfarë po gatuan për vajzën e saj

Loredana e zonja edhe në kuzhinë, ja ҫfarë po gatuan për vajzën e saj

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

Nëna e Shpat Kasapit prek me falenderimin për Selvije Jaon: Shpirti i shtëpisë

Nëna e Shpat Kasapit prek me falenderimin për Selvije Jaon: Shpirti i shtëpisë

December 23, 2025
“Jam keq”- Ndodh në “Big Brother VIP” Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ajo refuzon

“Jam keq”- Ndodh në “Big Brother VIP” Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ajo refuzon

December 23, 2025
Kanë kryer marrëdhënie? Bia ‘shokon’ Eduartin me deklaratën e saj

Kanë kryer marrëdhënie? Bia ‘shokon’ Eduartin me deklaratën e saj

December 23, 2025
“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.