Pak javë më parë Alesja dhe Neritani dolën bashkë nga “Përputhen”. Dyshja ishin sot të ftuar në “E Diell” ku treguan më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre jashtë programit.
Alesja tregoi se nuk janë ende çift, por dalin dhe janë çdo ditë bashkë. Ish-konkurrentja shtoi se prioritetet po i pengojnë për t’u bërë çift sepse Neritani kërkon të krijojë familje shumë shpejt.
“Akoma jo besoj që jemi në rrugën e duhur. Jemi çdo ditë bashkë dhe dalim çdo ditë”, u shpreh ajo.