Ish-konkurrentja e programit “Përputhen”, Sinci Loci, ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre ka kërkuar mendimin e saj për emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”.
Sindi nuk i ka kursyer kritikat, duke thënë se Donaldi dhe Romeo bëjnë humor burgu, kopjojnë italianët, përdorin për keq figurën e femrës dhe se në çdo puntatë flitet për Borën dhe vetë Donaldin.
“Emision pa asgjë të veçantë, intervista të zakonshme, humor “burgu”, skeçe të kopjuara copy-paste nga italianët (mos më bëni të flas për seksualizimin që i bëjnë femrës)”, ka thënë Sindi.
“Vetëm në Shqipëri ndodhin që emisione të tilla të marrin duartrokitje dhe klikime. Tema kryesore në çdo episod është çifti i famshëm! Pra me pak fjalë, emision pa pikë kuptimi”.
“Megjithatë, nuk dua të gjykoj, thjesht po shpreh mendimin tim. Mund të jem dhe plotësisht gabim”, ka shkruar ajo. Në fakt, nuk e ka aspak gabim. Humori kryesisht është i kopjuar dhe e teprojnë pafund duke folur për Borën.