Sonte në “Më lër të flas” ishte e ftuar modelja Adrola Dushi. Gjatë emisionit u zhvillua loja e Tinder-it, ku Adrola Dushi duhej të gjente një “partner”.
Një ndër kandidatët ishte Mevlan Shaba, i cili u përzgjodh nga modelja. Në këtë moment Donaldi imitoi moderatoren Bora Zemani gjatë emisionit “Përputhen”.
“Mendoj që Mevlani të ulet dhe të ndjekim klipin e Mevlanit dhe Adrolës. Shihemi pas pak…apo nuk ka lidhje”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në publik. Kujtojmë se këto janë fjalët e Borës para çdo takimi që transmetohet në “Përputhen”.
View this post on Instagram