Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, ku Egla Ceno u shpall fituese, çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë vendosur që ti kujtojnë kohë lidhjes së tyre.
Ndonëse dashuria e tyre u vendos në pikëpyetje jo vetëm nga banorët por edhe nga ndjekësit, së fundmi çifti janë kapur “mat” në një ndër plazhet e jugut të Shqipërisë, Himarë.
Ashtu siç edhe Romeo deklaroi në shtëpinë e “BBV”, në pushimet e tyre dyshja janë shoqëruar nga vëllai i aktorit, Donald Veshaj dhe partnerja e tij Bora Zemani së bashku me disa nga familjarët e tyre.
Mesa duket Romeo dhe Heidi kanë vendosur që të kalojnë pak kohë me njëri-tjetrin, larg botës së televizonit dhe fansave.
Ndryshe nga partnerja e tij, aktori ka refuzuar edhe ftesat për të marrë pjesë në “Post Big Brother”, ku do të përballej me ish-konkurrentët.
Të shumta ishin aludimet se Romeo ka hatërmbetje me produksionin, kjo pasi aktori u largua menjëherë pas përfundimit të reality show-t duke “braktisur” të dashurën e tij në festën e organizuar për të gjithë ish-konkurrentët.
Dyshimet u shtuan më shumë pasi ish-banori zgjodhi që të hiqte nga lista e miqëve në Instagram moderatorin e “BBV” Ledion Liçon, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga dyshja.
Nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, ndërsa ajo që duket qartë është që Romeo ka vendosur që për një kohë të caktuar të shkëputet nga syri i fansave, duke i kushtuar më shumë kohë vetes dhe familjes së tij.