Adriana Matoshi tregon pse nuk i flet vajza.
Aktorja Adriana Matoshi ishte e ftuara e radhës e Adelina Ismailit në emisionin e saj televiziv me intervista.
Aktorja ka folur për jetën e saj profesionale e private, por nuk është ndalur në asnjë moment tek lidhja e shumë përfolur me futbollistin me origjinë afrikane, shkruan “Kosovarja”.
Kjo, ka përbërë çudi për audiencen që ka pritur diçka më shumë nga aktorja, ndosbt edhe për të saqaruar tymnajen e komenteve që shpërthyen.
Aktorja ka treguar gjatë emisionit se marrëdhënia e saj me vajzen e madhe, Kaonen ka batiza dhe zbatica, pasi sipas Adrianes, ndodh nga dhjetë ditë që ato të mos flasin mes vete, shkruan “Kosovarja”.
Aktorja ka rrëfyer se zënkat mes saj dhe të bijes zakonisht ndodhin për gjëra të vogla, për një mos-hapje apo mbyllje telefoni, një rrobë, rrip, etj.