Si çdo të premte, tashmë spektakli televiziv “DWTS” sjell polemika të reja midis jurisë dhe konkurrentëve.
Fifi dhe Graciano, kësaj rradhe erdhën me një vals konteporan, por mesa duket Lorit, e cila është pjesë e jurisë, nuk i ka pëlqyer.
“Unë vazhdoj të them që kjo nuk është postura e duhur për një vals”, tha ajo.
“Dhe unë vazhdoj akoma të them që ti e ke kapur keq me ne”, i është kthyer Graciano me të qeshur.
” Nuk do doja ta kapja fare me asnjërin nga ju, por më duhet të them patjetër gjërat teknike dhe gjërat kryesore të disiplinës, pasi në disiplinën standarte është shumë e rëndësishme shpina”, sqaroi Lori.