Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda të premten kanë publikuar projektin e ri. Kënga titullohet “Picasso” dhe është e shoqëruar edhe me videoklip.
Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje të madhe me këtë projekt. Por ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen është fakti se ai ka ndryshuar tekstin.
Po qarkullon një video ku Donaldi e këndonte: ” Ma tha truni për me lujt, ndërsa tani e këndon “me t’lut”. Nuk dihet nëse këtë gjë e ka bërë lutjen për Borën apo për faktin që luajti ndaj Triksës.
Gjithsesi, kënga po ecen super fare dhe pa mbushur 12 orë nga publikimi ka kapur shifrën e 300 mijë klikimeve dhe premton të shëndërrohet shumë shpejt në një hit.
Kujtojmë se pas daljes nga BBV, Donaldi i ka hyrë seriozisht muzikës ku në pak ditë ka sjellë dy këngë që janë dedikim për Borën, e para ishte soli dhe e dyta në bashkëpunim me Romeon dhe Elgitin.
Ndërkohë shumë shpejt, bashkë me Romeon, ai do të nisë emisionin e shumëpritur në Top Channel, “Më lër të flas”, ëpr të cilin ende nuk ka një datë zyrtare.