Një foto që thuhet se është bërë në Strand të Novi Sadit, Serbi ka ndezur rrjetetsociale. Në foto shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka veshur një palë bikini me printimin e flamurit shqiptar. Gjithashtu, gruaja mban telefonin dhe duket sikur po e drejton kamerën nga personi që bën foton.
Ende nuk dihet arsyeja pse gruaja vendosi të veshte këto rroba banje me shqiponjën dykrenare në Serbi por në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të dhunshme. Mediat serbe bëjnë me dije se fotoja e saj është shoqëruar me një sërë komentesh nënçmuese, duke e perceptuar këtë gjest si provokim.
Mos i kushtoni rëndësi,
Tmerr,
E tmerrshme
Ndërkohë ka të tjerë që thonë se e moshuara nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi flamuri që mban ne reçipetat e saj.