Raportohet se në spektaklin e natës së kaluar banori i Big Brother Vip Meriton Mjekiqi është ndierë keq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i thotë të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.
Por burime bëjnë me dije se Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Aty ka qëndruar për rreth dy orë ku u është nështruar të gjithë ekzaminimeve. Mirëpo ky detaj nuk është zbuluar nga produksioni i Big Brother.