Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë gjithmonë një nga emrat më të përfolur të showbizit shqiptar për shkak të muzikës që krijon, ama kohët e fundit ajo ka qenë kryetemë e mediave online për shkaqe të tjera.
Ashtu siç e kemi ndjekur, Dafina ka patur disa përplasje virale me Sara Hoxhën, me të cilën duket se ka një hatërmbetje për shkaqe të panjohura për publikun.
Jo pa qëllim, këngëtarja ka krijuar ditën e sotme një ‘broadcast channel’ të quajtur ‘Drama”, ku ka shkruar se nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.
“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo që e thojnë, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës. Kështu që kam vendosur që t’ja lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në gjërat që jam më mirë dhe sigurisht ajo është muzika“– ka shkruar ajo.
Kujtojmë se së fundmi ‘përplasjes virtuale’ me Sara Hoxhën iu shtua edhe reperja Melinda Ademi e cila me komentin e saj të ashpër ndaj Dafinës, duket sikur mbajti ‘krahun’ e Sarës. Këto situata duket se po e lodhin artisten.