Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar për një xhami të re që do të ndërtohet në qytetin e bukur të Prizrenit, shkruan TV Prizreni.
Kjo xhami e re do të ndërtohet në lagjen “Bajer” në Prizren.
Sipas KBI-së në Prizren, truallin e xhamisë e kanë dhuruar vëllezërit Rototo (Bedredin, Osman, Mahmut e Xhoshkun) nga Prizreni, në sipërfaqe prej 600 m2. Ndërsa për investimin e ndërtimit të xhamisë e bëjnë bamirësit e Prizrenit, sikurse edhe xhamitë e tjera, thonë drejtuestit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren./tvprizreni.net/