Blerando ka bërë një bisedë së fundmi me banoren Edona James, teksa ia ka parashtruar disa pyetje.
Ai e ka pyetur rreth moshës, ndonëse kjo gjë nuk i ka penguar transgjinores nga Suhareka që të jetë reale.
“Unë i kam 37 vjet, por për vitet që kam jam shumë e bukur”, u shpreh biondja.
Pranë saj po qëndronin edhe konkurrentë të tjerë si: Alba Vukaj e aktori Besart Zeneli.
Ata e komplimentuan menjëherë Edonën, duke i thënë se duket shumë më e re.
“Tregomi duart, i ke sikur 18 vjeçare”, i tha tutje Blerando, i cili edhe ia puthi duart.