Së fundmi në media është përfolur se Einxhel dhe Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse i kanë mohuar thashethemet, ndryshe tregojnë veprimet e tyre duke kujtuar këtu edhe urimin që Einxhel i bëri Dagzit duke i shkruar “NE të duam”. Për më tepër moderatorja u rikthye sot në ekran pas kaq kohësh duke u shfaqur në “He/She’s on top”, por veshja e saj ra shumë në sy. Einxhel ishte siguruar të mbulonte mirë pjesën e barkut me një tyl.
Edi Manushi ia vuri në dukje këtë duke i kujtuar dhe lajmet e portaleve. Por Einxhel e ndryshoi temën duke mos folur për shtatzëninë, por diçka komplet tjetër.
Edi Manushi: Që kur ke dal nga Big Brother nuk e di ça të ka gjetur. Kam filluar të mendoj që ato zërat e portaleve janë të vërteta se të shoh dhe të mbuluar.
Einxhel: Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën në Top Channel.