Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një kthyer një ndër çiftet më të komentuar.
Ndërsa çifti janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre, ata gjithashtu janë në pritje të një fëmije. Lajmi i pritjes të ëmbël u mohua disa herë si nga Dagz po ashtu edhe nga Einxhel, gjë që solli shumë reagime si negative ashtu edhe pozitive nga fansat e tyre.
Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjetet sociale, ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram dy foto ku ka shkruar ‘Engjëll’. Edhe pse komentet pozitive ishin të shumta ka patur dhe nga ato negativet.
Një komentues i ka shkruar Einxhel: “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë“.
Komenti nuk i ka shpëtuar Einxhel e cila ka reaguar e revoltuar: “Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’.
Më vonë Einxhel e ka shpërndarë komentin në Instastory ku dhe ka shkruar: “Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po ha një tas groshë a thu s’po bën një qenie tjetër. Po s’keni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një tas groshë se të bënin ca si puna juaj.”