Einxhel dhe Dagz janë dyshja e preferuar e fansave për momentin. Dashuria e tyre lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe vijoi edhe përtej kamerave.
Einxhel tregon çfarë nuk i pëlqen tek Dagz
E ftuar në “Why Not”, Einxhel Shkira për herë të parë ka treguar se çfarë i pëlqen më shumë te i dashuri i saj, por dhe çfarë nuk i pëlqen.
Einxhel Shkira: Pyetja duhet të ishte çfarë nuk më pëlqen te Dagzi. Se po të ishte vetëm një gjë që më pëlqente nuk do isha fare me Dagzin vetëm për një gjë. Te Dagzi më pëlqen çdo gjë e mundshme, përveç faktit që (por ka filluar ta korrigjojë), ka pasur problem kur unë bëhesha gati i mungonte pak ai durimi që të priste. Këtë e kanë të gjithë besoj. Dagzi bëhet gati para dhe është shumë i shpejtë. Për këtë kemi kontradiktë, por çdo gjë tjetër më pëlqen, është ok.