• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Tuesday, December 16, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Ekskluzive: Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e Mozzikut, vjedhin 100 mijë euro para cash dhe stoli në vlerë të 200 mijë €

VeqShqip by VeqShqip
October 16, 2023
in Rozë
0
Ekskluzive: Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e Mozzikut, vjedhin 100 mijë euro para cash dhe stoli në vlerë të 200 mijë €
0
SHARES
2.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cak i hajnave, të cilët po bëjnë kërdi gjithandej nëpër shtëpi e banesa, madje edhe në lagje luksoze, duke shkaktuar humbje e pasiguri të madhe kanë rënë edhe emra të njohur të estradës sonë. Rasti i fundit është raportuar mbrëmë në Ferizaj, ku viktimë është reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se shtëpia e Mozzikut, që gjendet në lagjen luksoze “Panorama” në Ferizaj është thyer dhe është bërë qyl mbrëmjen e së shtunës.

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive se çka arritën të “avullojnë” hajdutët në shtëpinë e Mozzikut, i cili njihet si një ndër rep-artistët më të pasur.

Siç thonë të njëjtat burime, hajnat kanë arritur të depërtojnë brenda shtëpisë së Mozzikut dhe të kapin hiç më pak se 100 mijë euro para të gatshme. Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit kanë vjedhur edhe stoli të ndryshme, vlera e të cilave dyshohet se arrin në 200 mijë euro.

Me plan të detajuar për të marrë paratë e të gjitha gjësendet me vlerë, hajnat arritën që t’i gjejnë edhe armët që i posedonte reperi, duke i vjedhur mbi 10 prej tyre – të llojeve të ndryshme.

I gjithë rasti është raportuar nga vet reperi, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, mbrëmjen e së dielës – pasi u kthye në shtëpinë e tij dhe e kuptoi se ishte cak i vjedhjes.

Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë që janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, që do të ndihmojnë në kapjen e autorëve.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.”

Sinjali do të iu mbajë te informuar për detajet e reja të rastit.

Previous Post

“Mos e nxirr shumë b*thën…”/ Moderatorja shqiptare shpërthen keq ndaj komentuesit: Ik shiko gruan tënde

Next Post

Mos më Braktis – Epizodi 321 (16.10.2023)

Next Post
Mos më Braktis – Epizodi 321 (16.10.2023)

Mos më Braktis - Epizodi 321 (16.10.2023)

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.