• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, January 19, 2026
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Ekskluzive/ “Mjeku na e dha në gjendje gjumi dhe na tha se do zgjohet pas gjysmë orë”, rrëfimi i gjyshit të 3-vjeçarit

VeqShqip by VeqShqip
October 5, 2023
in Rozë
0
Ekskluzive/ “Mjeku na e dha në gjendje gjumi dhe na tha se do zgjohet pas gjysmë orë”, rrëfimi i gjyshit të 3-vjeçarit
0
SHARES
6.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyshi i 3-vjeçarit që vdiq tre ditë pasi mori mjekim nga një dentist në klinikën e tij private në Tiranë, ka dhënë një deklaratë ekskluzive për Top Channel, ku tregon se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.

Sipas deklaratës së gjyshit, pasi i bënë një anestezi totale, djali qëndroi 9 orë në operacion.

“E çuam për të pastruar dhembet. Bëmë konsulte me mjekun dhe vajzën e tij, ku na sugjeruan operacionin dhe ne pranuam. Djalit i bënë anestezi totale dhe e futën në operacion, ku qëndroi 9 orë.

Mjeku na tha se gjithçka shkoi mirë. Na i dha në gjendje gjumi dhe na tha se do zgjohet pas gjysmë orë. Shkuam në shtëpi dhe pas 1 orë fëmijës i hipi temperatura dhe u zverdh. Mjeku nuk hapi telefonin me. E çuam te Pediatria ku direkt e futen në intubim dhe i çanë mëlçinë sepse i kishte dalë jashtë funksionit. Pas 3 ditësh vdiq. Shteti të marrë në dorë situatën. Të vendosë drejtësi sepse në të kundërt do e marrim ne hakun e djalit”, shprehet gjyshi i 3-vjeçarit.

Ndërsa babai i fëmijës 3 vjeçar,  Guri Spahiu ka deklaruar në polici se para tre ditësh ka çuar për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku dentist, Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3 vjeçar të familjes Spahiu.

Previous Post

“E shtruan në 10, e nxorën pa shenja në 3 të pasdites”/ Detaje TRONDITËSE nga daja i 3-vjeçarit që vdiq nga narkoza

Next Post

EKSKLUZIVE: Plas keq në “TCH”, sherr mes Ronaldo Sharkës dhe Olsa Muhametit

Next Post
EKSKLUZIVE: Plas keq në “TCH”, sherr mes Ronaldo Sharkës dhe Olsa Muhametit

EKSKLUZIVE: Plas keq në “TCH”, sherr mes Ronaldo Sharkës dhe Olsa Muhametit

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

Të Braktisurit – Episodi 60 Promo

Të Braktisurit – Episodi 60 Promo

January 19, 2026
Të Braktisurit – Episodi 59 | 19.01.2026

Të Braktisurit – Episodi 59 | 19.01.2026

January 19, 2026
Mos me Braktis – Episodi 849 Promo

Mos me Braktis – Episodi 849 Promo

January 19, 2026
Mos më Braktis – Episodi 848 | 19.01.2026

Mos më Braktis – Episodi 848 | 19.01.2026

January 19, 2026
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.