Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është ekzekutuar.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se viktima është një biznesmen i njohur nga Prishtina(emër i njohur për redaksinë).
Siç mësohet nga burime të sigurta brenda Policisë, ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.