Dea Mishel është sulmuar nga ndjekësit në rrjetet sociale pasi zgjodhi të dërgojë në nominim Efin, Kiarën dhe Luizin.
Ajo ka humbur një numër të madh ndjekësish. Por familjarët e saj janë munduar të mbajnë të pandryshuar numrin e ndjekësve duke blerë followers të huaj nga Pakistani e India.
Në bazë të algoritmit, rezulton se personat e fundit që kanë ndjekur Dean janë profile të huaja të cilët blihen me programe të posaçme.Nga ana tjetër Efi dhe Kiara kanë parë një rritje të ndjeshme të ndjekësve mbrëmë dhe sot.
Publiku nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim të Dea Mishel dhe kanë filluar të “hakm.rren” ndaj saj në forma dhe mënyra të ndryshme.
Së pari duke i bërë “unfollow” në profilin e saj në Instagram dhe së dyti kanë nsiur në shumë faqe dhe portale të bëhn tip peticionesh.
Në to kërkohet largimi i Dea ditën e martë, pasi përvec Kristit të gjithë banorët e mbetur në shtëpi janë në nominim dhe Dea është padyshim një nga favoritet për të dalë.