• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, January 19, 2026
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Fermerja shqiptare nga Kosova që kujdeset për 80 dhi, tregon se si ia del e vetme

by
January 25, 2021
in Uncategorized
0
Fermerja shqiptare nga Kosova që kujdeset për 80 dhi, tregon se si ia del e vetme
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të bardha, të zeza, me e pa brinjë, janë 80 krerë dhi që dalin nga dera prej druri e një ferme në fshatin Shtupel të Komunës së Klinës.

Për to kujdeset fermerja Suzana Temaj.

Këtë veprimtari, ajo e nisi para 3 vitesh.

Nën shoqërinë e dy qenve ajo thotë se dhitë i lëshon për të kullotur çdo ditë në pjesën malore të fshatit.

Sipas saj, koha e kullotjes dallon në bazë të stinëve të vitit.

Përveç barit, gjetheve e sanës, Suzana thotë se mbjell edhe grurë për t’u siguruar bagëtive ushqim sa më kualitativ.

Cilësia e ushqimit, sipas Temajt, ndikon në sasinë e qumështit.

Makinën mjelëse, blegtorja nga Shtupeli, e përdor në të gjitha dhitë qumështore.

Kështu ajo siguron edhe kosin, djathin e gjizën.

Me këto ajo plotëson nevojat ushqimore të familjes por edhe i shet ato në mënyrë që të fitojë financiarisht.

Shkaku i hapësirës së ngushtë në stallë, përveç si fermere, ka edhe raste kur Suzana kryen punët e një veterinareje.

Ndonëse brenda i ka klasifikuar në grupe, sipas blegtores, kafshët e imëta nuk dinë të mbrohen nga rreziqet që u kanosen.

Deri para pak ditësh, ajo thotë se i duhej të bënte disa kilometra për ta siguruar ujin, kurse tani, Komuna e Klinës, pas një kërkese, i siguroi asaj një bunar.

Në planet e saj është zgjerimi dhe shtimi i numri të këtyre kafshëve.

Por, për këtë, Temaj thotë se i duhet më shumë ndihmë nga shteti.

Ndërsa, sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përveç ndihmave në trajtë subvencionesh, ndihmë duhet të ketë edhe nga komunat.

“Fermerët aplikues mbështeten për investimet e realizuara në ferma (grantet pa kthim), nga 60–65% të investimit të realizuar.

Investimet përfshijnë: ngritjen e stallave, infrastrukturës në fermë, pajisje dhe mekanizëm sipas llojit të veprimtarisë.

Nga Plani për zhvillim rural përfitojnë edhe industria përpunuese për të gjitha llojet e prodhimeve blegtorale: qumështi, mishi dhe mjalti.

Edhe industria përpunuese e prodhimeve blegtorale mbështetet (granti pa kthim), me 60% të kostos së investimeve.

Investimet përfshijnë: ngritjen e objekteve, renovimin dhe zgjerimin e kapaciteteve aktuale të objekteve, kompletimin e linjave teknologjike dhe implementimin e standardeve të sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të investimeve, sipas Planit për zhvillim rural, industria përpunuese mund të përfitojë edhe për promovim dhe marketing.

Përmes Programit për pagesa direkte (subvencionet) përfitojnë fermerët të cilët plotësojnë kriteret sipas legjislacionit.

Pagesa direkte bëhen për njësi krerë kafshë blegtorale, njësi litër dhe kg. të prodhuar, familje bletësh dhe pulë vojse”, ka thënë Ministria e Bujqësisë.

Në përgjithësi, Komuna e Klinës është e njohur për blegtori, ku edhe dominojnë stallat me dhi.

Previous Post

Konfirmohet rasti i parë me variantin britanik të COVID-19 në Slloveni, është një shtetas i Kosovës

Next Post

Enca na thotë mirëmengjesi me foto veç me reçipeta

Next Post
Enca na thotë mirëmengjesi me foto veç me reçipeta

Enca na thotë mirëmengjesi me foto veç me reçipeta

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

Të Braktisurit – Episodi 59 Promo

Të Braktisurit – Episodi 59 Promo

January 16, 2026
Të Braktisurit – Episodi 58 | 16.01.2026

Të Braktisurit – Episodi 58 | 16.01.2026

January 16, 2026
Mos me Braktis – Episodi 848 Promo

Mos me Braktis – Episodi 848 Promo

January 16, 2026
Mos më Braktis – Episodi 847 | 16.01.2026

Mos më Braktis – Episodi 847 | 16.01.2026

January 16, 2026
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.