Në një lidhje telefonike në një nga rubrikat e “E diell”, Fifi ka thënë dje se një nga ish-banoret e “Big Brother Vip “ e ka bllokuar në rrjete sociale dhe bëhej fjalë për aktoren, Arjola Demiri.
Dy ish-konkurrentet e BBV nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe kjo gjë reflektohet edhe tani që ky “reality shoë” ka kohë që ka mbaruar.
Pas këtyre lajmeve në adresë të saj, Arjola ka vendosur të reagojë qetësisht në rrjetet sociale duke postuar një story ku shkruan: ”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”.
“Alpha” sic e shihni është edhe një nga disa tatuazhet që Arjola ka në krah dhe që tregon se vetbesimi është pika e saj më e fortë, gjë që e ka treguar herë pas here.
Arjola Demiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të Big Brother Vip. Ajo për çka Arjola merr vëmendje është paraqitja e saj, që shpesh është përfolur edhe për ndërhyrje kirurgjike.
Së fundmi, aktorja shqiptare ka qenë e ftuar në “Opinion”, ku u diskutua mënyra se si kemi zili ndaj të tjerëve. Arjola ka treguar se çdo ditë përballet me komente të ndryshme.
Aktorja tropojane theksoi se dy vitet e fundit ka “një tërbim masiv” ndaj saj, duke shtuar se shkak është fama dhe suksesi që ka arritur. Demiri zbuloi se më së shumti komentohet për moshën e saj dhe për faktin që është nënën e tre fëmijëve.