Fifi përveç suksesit të saj në muzikë, është duke shijuar dhe lidhjen e saj të dashurisë me Adis Patushin. Edhe pse u përfolën për një krisje të marrëdhënies së tyre( një lajm aspak i vërtetë) çifti po shijon lidhjen e dashurisë. Madje këngëtarja i ka bërë një dedikim të dashurit të saj.
Këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj gjatë një koncerti të sajin ku u puth me Adisin para gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet. Çifti janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku nuk mungojnë as fotot apo dedikimet për njëri-tjetrin. Ata shihen pothuajse kudo së bashku…
P.S Madje edhe në skenë kur ajo këndon…