Mbrëmë nisi programi më i ri i Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas”, në episodin e parë të të cilit ishin ftuar 3 personahe mjaft të njohur si Lori Hoxha, Mozzik dhe Ledion Lico.
Aty mbi 15 herë u përmend në dy orë e gjysmë Bora Zemani. Por në një sekuencë brenda shtëpisë, Donaldi ka ironizuar edhe me Fifin duke kujtuar vendin ku ajo ka rënë në gjendje të fikëti. Aty ai hodhi lule.
Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që nisi dje. Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon Mozzik-ut dhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”, teksa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.
Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq. Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet: “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja.
E këtij paralajmërimi iu përgjigj edhe Donaldi, veçse me Fifin prezente duke lënë të kuptohet se nuk kishte asgjë serioze në këto zhvillime të fundit.
Dyshja vazhdojnë të kenë një miqësi shumë të ngushtë që vlerësojnë shumë edhe humorin e njëri tjetrit. Kështu që s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Një lojë e bukur nga të dy.