• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, December 15, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

“Fjalët që doja t’u thoja prindërve pas aksidentit”, historia e trishtë e Tanit: Haja bukë thatë

VeqShqip by VeqShqip
March 1, 2023
in Rozë
0
“Fjalët që doja t’u thoja prindërve pas aksidentit”, historia e trishtë e Tanit: Haja bukë thatë
0
SHARES
280
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tan Brahimi ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dhimbshme e cila shkon deri në rrëqethje.

Aktori i humorit rrëfeu aksidentin tragjik që i ndodhi kur prindërit e tij humbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike. Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.

“Jam lindur dhe rritur në Shkodër në vitin 1987, deri në moshën 26 vjeç kam qenë shumë i lumtur. Djalë dëshiri, se isha i vetmi djalë në familjen time. 5 gusht i vitit 2013 është data që nuk e harroj në çfarëdo kohe.

Prindërit donin të iknin te daja dhe donin t’i dërgoja unë. Unë nuk doja të ikja se ishte shumë herët, por mu vu nëna ‘hajde’. Që në shtrat pata si një përgjegjësi, që nëse nuk i çoj, larg qoftë po iu ndodh diçka rrugës. Edhe shkuam. Kur u kthemë bëmë një aksident me makinë. E kam ndjerë zemrën duke rrahur me vesh. E dëgjoja zhurmën e zemrës. Aksidenti ndodhi për shkak se isha ma shpejt sa e lejonte tabela në atë segment. Shkak kryesor se ma preu rrugën një kamion. Shpëtova vetëm unë, ata të shkretët vdiqën në vend. Makinën babi e mbante shumë të pastër, ishte shumë merakli. Kur u përplasëm, gjëja e parë që më ra në mend u ktheva me i thënë ‘shiko ça ti bëra makinës’. Ai i shkreti kishte vdekur në vend. Atëherë u ktheva me i thënë nënës ‘shih ça i bëra babës’. Para se me bërë aksidentin, kisha bërë një audicion te Portokallia. Më thanë jam mirë, por sot është dita e fundit, kur të nisë sezoni i ri do vish, do bësh një audicion tjetër, por me shumë mundësi do pranohesh.

Kur u tregova prindërve u gëzuan shumë, pavarësisht se u kisha treguar shpeshherë gjëra që nuk i kisha realizuar. Pasi u pranova në audicion, dola jashtë me telefon në dorë po nuk kisha kë të merrja me i tregu për gëzimin. Po doja të lajmëroja nënën se sa jetuan nuk më panë duke bërë ndonjë gjë. Ajo ishte gjëja më e madhe që kisha arritur deri në atë kohë.

Nëse s’do kisha fituar audicionin, do kisha luajtur mendsh, ngaqë kisha presion shumë të madh. Aktorët e Portokallisë më kanë pritur shumë mirë, të gjithë pa përjashtim. Ma kanë lehtësuar kohën më të vështirë. Secili prej tyre ka qenë shumë i dashur dhe i afrueshëm me mua. Isha duke qëndruar me ajkën e humorit. Çdo gjë që flisnin më bënin të qeshja, të ndihesha mirë. Më bënin të flisja, të tregoja edhe unë gjëra për të qeshur. Aq ishte paraditja, pastaj në drekë kthehesha në shtëpi, isha prapë vetëm.

Ishte presion shumë i madh, flisja me veten nëpër shtëpi. Mbaj mend një rast, kisha harxhuar të gjithë rrogën dhe mbeta me 5 lekë të fundit në shtëpi. Kisha lekë të haja vetëm bukë thatë, asnjë tjetër gjë. Pashë disa simita dhe thashë po marr këto me fara se nuk kam nevojë ti shoqëroj me gjë.

Duke ngrënë bukë thatë në shtëpi dhe duke mu kujtuar gjella që i kisha sha nanës, apo tregu pakënaqësi. Më thoshin rri pak më shumë me ne, se humbja kohën me shoqërinë. Po më thonin ka me të marrë malli një ditë, por nuk e kuptoja. Se njeri sa i ka gjërat nuk i vlerëson. Po ti kisha përballë do u thosha veç më falni, më falni për sa ishin gjallë, se për atë që ndodhi dihet që ishte pa dashje.

4 korrik të vitit 2016, u njoha me nusen time, Jonën, që më ndryshoi jetën. Kisha dikë që shfryja, qaja. Tre fëmijët e mi janë mrekullia më e madhe. E falënderoj Zotin 50 herë në ditë, sa herë që i shoh fëmijët them o Zot faleminderit.

Duke parë këto që kam shkruar dhe secila më kujton se çfarë kam kaluar, ju them ‘sado keq të jeni, sado ngushtë që të jeni, çfarëdo halli të keni, mos u dorëzoni kurrë sepse siç është ajo fjala ‘Zoti nuk ka lënë njeri pa rrisk’, nuk ka ardhur momenti juaj, një ditë do vijë patjetër’”, rrëfeu Tan Brahimi.

Previous Post

Sabiani kërkon largimin vajzës së tij Keisit nga ‘Big Brother VIP’

Next Post

‘Po sa të pafytyrë që paskeni qenë’! Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën që u largua nga shtëpia

Next Post
‘Po sa të pafytyrë që paskeni qenë’! Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën që u largua nga shtëpia

‘Po sa të pafytyrë që paskeni qenë’! Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën që u largua nga shtëpia

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.