Avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se ngjarja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.
“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati për Klan Kosova.
Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka qëlluar ndaj Albert Krasniqit dhe më pas ka informuar policinë për aktin.