Imer Shehu është një shqiptar që jeton në Angli dhe ka vendosur që të bëjë vaksinën anti-Covid.
Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirus.
43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka bërë vaksinën e dytë.
Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.
“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë.
Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën.
Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani.
Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur dhimbje koke dhe trupi”, tha Imeri./korrespodenti