“Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të përjetoja diçka të tillë…Sikur ta kishte bërë ndonjë njeri i huaj ndoshta do të mund ta pranoja disi.
Por ta bëjë njeriu me të cilin unë lidha jetën, i bëra dy fëmijë, sakrifikova aq shumë që t’i ndihmoja edhe kur familja e tij hoqën dorë prej tij…Krejt çka ndieja ishte urrejtja”, thotë Suzana Zogiani Sekiraqa.