Bruno ka qenë sot i ftuar më emisionin “Ditë e re” për të folur për përfundimin e eksperiencës në PërPuthen dhe daljen çift nga programi me Florjanën.
Një ditë më parë ata ishin të ftuar në Pardon My French në Top Albania Radio dhe shkuan çift.Ndërsa sot, vetëm Bruno u paraqit dhe duke qeshur tregoi se Florjanës mbase i ka ngelur hatri dhe ndaj nuk ka shkuar për ta shoqëruar.
“Më ka shkruar në orën 8 ‘më merr në telefon’, unë u zgjova në 8:20, e thirra po s’ma hapi telefonin, ndoshta i ka ngelur hatri”, u shpreh ai.
Bruno foli për partneren e tij të re dhe ndërsa sqaroi se nuk ka plane për fejesë apo martesë rrëfeu se tipari më i rëndësishëm që vlerëson te Florjana është qetësia.
“Unë kam nevojë për një vajzë të tillë, jo për një vajzë ‘showbiz’-i.”, tha ish-konkurrenti i PërPuthen.